Ndërtohet rampë hyrëse te ura për këmbësorë në Saraj, për personat me vështirësi në lëvizje

0
13

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë intensivisht po punojnë në ndërtimin e rampës hyrëse për personat me vështirësi në lëvizje tek ura për këmbësorë në Saraj.

Rampa hyrëse vendoset paralelisht me shkallët. Në vijim janë duke u zhvilluar përgaditjet për betonizim.

Me ndërtimin e kësaj rampe do të mundësohet qasje më e lehtë te ura në Saraj për të gjithë qytetarët, personat me vështirësi në lëvizje, prindërit me fëmijë të vegjël, çiklistët dhe rekreativistët. Ndërtimi i rampës pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.

ОСТАВЕТЕ ОДГОВОР

ве молиме внесете го вашиот коментар!
ве молиме внесете го вашето име овде