U hap burektorja Burek King 2 në Zvicër

0
20

Në adresën Florastrasse 1 , 8953 Dietikon të Zvicrës në një atmosferë festive u bë hapja e Burek King 2. Redaksia jonë ishte prezente në vend dhe bëri një intervistë me pronarët.

Redaksia:  Si u erdhi Ideja për të hapur një biznes të tillë?
Bekimi Limani: Ortaku im Fatmiri Mehmedi ka punuar më përpara me Burek në Menziken dhe kishte provojë reth atijë branzhi se si funksionon.

Aty lindi ideja që të njejtën te transferojm në një vend më të madh si që ështe Lucerni ku edhe hapëm restorantin e pare.

Redaksia: Ku qëndron sekreti i suksesit tuaj?
Sekreti i suksesit tonë qëndron tek kualiteti i lartë dhe shija shum e mirë e burekëve që ofrojm duke i përgaditur nga profesionistë që kan provojë shum vjeçare.

Redaksia: A mendoni në të ardhmen të hapni filiale dhe në vendet tjera Si Basel, Zurich?
Po, Cili jonë është që shijen dhe kualitetin e burekut tonë te përhapim në të gjitha qytetet e Zvicrës ku ka shumicë shqiptare.

Redaksia: A vinë dhe Zvicranët të shijojnë birekët e juaj?
Po kemi edhe shum konsumatorë Zvicëran sidomos pë vegan burekët që ofrojnë restorantet tona.

Redaksia:  Diçka për në fund?
Në fund skemi çka për të shtuar vetëm se ti falimenderojmë të gjith për besmin dhe përkrahjen që kemi sidomos nga komuniteti shqiptarë këtu që në çdo kohë vijë të shijojnë burekët tonë.