20 copë speca të thata
250 gr. salce domatesh
3-4 thelpinj hudhër
250 gr. vaj
kripë
Specat i lani mirë dhe i vendosni në një enë me ujë të ziejnë. Pasi specat të jenë zbutur i largojmë nga uji dhe i vendosim në një dërrasë prerëse dhe i heqim lëkurat me thikë dhe mesin e vendosim në një tavë druri ku më parë keni shtypur hudhrat. Grini specat, më pas shtoni salcën e domates, përzieni mirë dhe në fund shtoni vajin gradualisht. Shtoni kripë për shije.