Strugë, kanë filluar përgatitjet për Garën e Dytë të Poezisë

0
82

Struga ka filluar përgatitjet për Garën e Poezisë, një aktivitet ku bashkohet arti dhe sporti. Ky është viti i dytë që Struga do të presë mysafirë që duan sportin dhe artin. Ndryshe nga viti i kaluar, ku për shkak të pandemisë numri i pjesëmarrësve në aktivitet ishte i limituar, këtë vit deri tani janë paraqitur rreth 1000 pjesmarrës, kryesisht nga të gjithë vendet e Maqedonisë së Veriut dhe vendet e rajonit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi.

“Qëllimi i këtij manifestimi është promovimi i aktivitetit fizik, mbi të gjitha, motivimi i njerëzve që të fillojnë të bëjnë aktivitet fizik dhe promovimi i qytetit tonë Struga si qytet turistik. Të promovojmë qytetin tonë përmes sportit” – tha Mimi Stojanoska, aktvisite nga shoqata “Urat e Sportit”.

Edhe këtë vit, sportdashësit do të sfidojnë veten në garë me itinerar prej 5 dhe 10 km, ndërsa do të ketë edhe garë për fëmijët, e cila do jetë në gjatësi prej 1km. Këtë vit gara është nën moton “Vrapojmë” –

“Struga është qytet i poezisë dhe në kuadër të garës së poezisë një ditë më parë kemi një konkurs poetik, i cili tashmë është në proces të veprave të pabotuara dhe një ditë para garës do të shpallet fituesi me një poezi me temën ‘Gara ime’. Në fakt, vrapimi është një lloj poezie, ndaj ne do të vrapojmë dhe do të recitojmë” – tha Mimi Stojanoska.

Struga për tre dekada nuk ka pasur garë në qytet. Struganët e apasionuar pas sportit, vitin e kaluar organizuan aktivitetin e parë sportiv, të cilin tashmë duan ta kthejnë në traditë.

Gara do të zhvillohet më 22 maj, ku do të fillojë nga ura e çarshisë, përreth lumit Drini i Zi e më pas vazhdon përreth Liqenit të Ohrit, ku në kthim përsëritet e njëjta.