Shpallen konkurset për çmimet “22 Nëntori” dhe “11 Tetori”

0
194

Ministria e Kulturës kumtoi se janë shpallur konkurset për ndarjen e çmimeve shtetërore “22 Nëntori” dhe “11 Tetori” për këtë vit.

Çmimi “11 Tetori” jep vlerësimin më të lartë për arritje të përjetshme në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik.

Në një vit mund të jepen maksimumi pesë çmime.

Me çmimin “22 Nëntori” vlerësohen njerëzit nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në vend, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

Brenda një viti mund të jepen deri në dy çmime.

Çmimi shtetëror “22 Nëntori” i dorëzohet Kuvendit me 22 Nëntori – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Konkursi për këto çmime zgjat nga data 1 deri më 31 maj.