Shoqata humanitare “Rinia e Reçanit”, simbol atdhedashurie dhe humanizmi

0
34

Shoqata humanitare “Rinia Reçanit”, e themeluar para tre viteve, megjithatë me shumë aktivitete humanitare, kulturore e sportive pas vetes. Gjithçka që bëhet qëllim primar ka vendlindjen. Ajo është e themeluar në Cyrih të Zvicrës, por me antarësinë e saj shtrihet gjithandej. Sot numëron mbi 200 anëtar, të cilët vazhdimisht kontribuojnë për vendlindjen. Kryetari i kësaj shoqate, Sadbi Ismaili thekson se janë me dhjetëra familje që për çdo muaj i ndihmojnë në vendlindje dhe gjithçka bëhet në koordinim me bashkëfshatarët e tyre në Reçan.

“Pikë së pari ju falenderojmë për ardhjen tuaj këtu. Shoqata humanitare “Rinia Reçanit’ është themeluar në vitin 2018-të, si qendër e kemi Zvicrën, kemi edhe nëndegët tona në Gjermani, Austri, Itali dhe Amerikë. ‘Shoqata Humanitare Rinia Reçanit’ është e themelura në Zvicër, mirëpo ka 200 anëtarë dhe aktivistë të tjerë. Edhe si shoqatë është e themeluar në Zvicër, pa aktivistët e vetë në vendlindje nuk mund të bëj asgjë. Diaspora është ajo që tubon të hollat, kurse vendlindja e cila realizon. Nuk i kemi pasur qëllimet e kota, duke parë sitemin dhe standardin ekonomik, ku vendlindja vërtetë ka pasur nevojë për aktivitetet tona, dhe si shoqatë mbledhim të holla këtu dhe dërgohen në vendlindje. Një ndër aktivitetet e shoqatës është furnizimi i mbi 30 familjeve çdo muaj me pako ushqimore dhe higjienike. Kemi edhe aktivitete të tjera. Si shoqatë humanitare, kemi pasur edhe ndërtime në fshat. Momentalisht shoqata është duke bërë intervenim për ujësjellësin dhe gjatë pushimit veror mendojmë të kemi edhe disa aktivitete ku me situatën e koronës ishte mbyllur dhe tash të fillojmë një riaktivizim, ringjallje në vendlindje”, deklaron kryetari i shoqatës humanitare “Rinia Reçanit”, Sadbi Ismaili.

Theks të veçantë kjo shoqatë dhe antarët e saj kanë vendosur edhe te arsimi. Për këtë dëshmojnë organizimet e shumta dhe rregullimi i shkollës së fshatit Reçan. “Shoqata ka statutin e vetë, d.m.th një herë në vit ne e kemi patjetër të takohemi dhe shikojmë bilancin e aktiviteteve një vjeçare dhe çka do të bëhet për vitin tjetër. Si shoqatë, brenda vitit i shohim aktivitetet pozitivet dhe negativet të saj. Si pozitive i shohim aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit ku njerëzit japin edhe më shumë, dhe ne shohim se atëherë duhet të aktizihohemi më shumë. Mirëpo ne nuk jemi vetëm një muaj aktiv, jemi 12 muaj të aktivizuar dhe siç e ceka më herët, ne ndihmojë mbi 30 familje. Brenda kohës, ka raste kur ndihmojmë edhe persona të sërmurë me financa. Tash se kjo si shoqatë nëse nuk e ka vendlindjen aktive, nuk mund ta realizojmë qëllimin tonë. Diaspora i mbledh të hollat, por kur vendlindja amanetin e çon në vend të sigurtë, ne jemi edhe më të lumtur. Aktivitetet tona janë edhe sportive, jo vetëm humane duke i ndihmuar nevojtarët. Brenda viteve që kanë kaluar kemi pasur disa aktivitete, njëri prej tyre ishte renovimi i shkollës që ka kushtuar mbi 20.000 euro, falë bamirësve u realizua. Një ndër aktivitetet që e kemi realizuar, e që për qëllim ka pasur lëvizjen e shoqatës, ka qenë 7 Marsi – Dita e Mësuesit, ku vërtetë e kemi pasur përkrahjen më të madhe si shoqatë, pasi kemi treguar se Reçani njihet nga arsimi. Për të folur për arsimin, atij duhet ti japësh një përkrahje. Ne jemi të kënaqur që jemi nga ai vend ku arsimi ka lulëzuar dhe i tillë do të mbetet. Si shoqatë jemi me aktivitete të lloj-llojshme, nuk jemi vetëm me një aktivitet”, deklaron kryetari i shoqatës humanitare “Rinia Reçanit”, Sadbi Ismaili.

Sot në Zvicër mendohet të ketë rreth 200 familje reçanase. Shoqata ka përkrahje thuajse të çdonjërës prej tyre. Ismaili thotë se nuk e di me saktësi se kush ka qenë reçanasi i parë që ka miguar në Zvicër, por e rëndësishme është, shton ai, se janë vazhdimisht në komunikim me njëri-tjetrin.

“Për informata se sa ka e dim se janë mbi 200 familje këtu, a i pari nuk e di. Nuk dua ta teprojë me ndonjë emër pasi mund të gabojë, por jemi mbi 200 familje, Por, si shoqatë jemi të shpërndarë, nuk jemi vetëm në Zvicër, jemi edhe në Gjermani, Itali, Austri dhe Amerikë, Mua personalisht më bën përshtypje me njerëzit të cilët së fundmi kanë ardhur në kurbet dhe paratë e para që u mbeten, ia afrojnë shoqatës. Ia dinë vlerën vendlindjes, nuk e lejnë anash. Si kurbetqarë, shoqata ka përkrahje, sidomos këto dy vitet e fundit janë duke u rritur të ardhurat financiare pasi njerëzit e shohin se patjetër duhet ndihmuar njëri-tjetri”, deklaron kryetari i “Shoqata Humanitare Rinia Reçanit”, Sadbi Ismaili.

Reçanasit krenohen me të arriturat e tyre në perendim, pasi siç ata shprehen, atje më nuk janë vetë punëtorë të thjeshtë. “Për sa i përket për ne si mërgimtarë, si reçanas mund të mburremi, mund të krenohemi pasi nuk kemi ardhur vetëm si klasë punëtore, por jemi në lëmi të ndryshme, kemi në çdo lëmi njerëz që kanë mbaruar shkollim. E shoh atë në vendlindje kur te ne kanë qenë dikurë njerëzit të aktivizuar në arsim, të njejtën e kanë vazhduar edhe në mërgim. Reçani traditën e arsimit që e ka patur, e ka vazhduar. Në çdo drejtim sheh se ke reçanas, por ne duhet të mburemi në përgjithësi edhe si shqipëtar dhe si musliman, vërtet e kanë vazhduar traditën e arsimit”, deklaron kryetari i shoqatës humanitare “Rinia e Reçanit”, Sadbi Ismaili.

Shoqata humanitare “Rinia Reçanit” punon fuqishëm në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe fetar, sidomos te grup-moshat e reja.

“Si shoqatë çdo vitë pushimin e verës, kur mërgata më shumë kthehet në vendlindje, ne mundohemi të bëjmë ndonjë organizim. Para koronës e kemi patur turnirin dhe disa organizime, urojë së shpejti do të fillojmë me këro organizime. I kemi qëllimet tona që takimet më së shumti të bëjmë në vendlindje me mërgatën e përgjitshme. Këtu në Zvicër vetëm ne takohemi, kurse në vendlindje janë të gjithë, mërgata nga Gjermania, Austria, Amerika e Italia. Çdo organizim dy herë në vit mundohemi ti bëjmë verës dhe dimirit që fëmijët tanë, gjeneratat e reja t’i tërheq diçka. Që t’i tërheq diçka, në vendlindje diçka duhet të organizohet. Si shoqatë me kushtet tona që i kemi patur, jemi munduar çdo herë që të rinjtë që janë në mërgatë, të ju afrojmë diçka të mirë në vendlindje, pasi vendlindja i ka të mirat e veta, por kur e zubukuron, e bën edhe më të mirë”, deklaron kryetari i “shoqatës umanitare “Rinia e Reçanit”, Sadbi Ismaili.

Kryetari Ismaili nënvizon se çdo anëtar i shoqatës është i barabartë dhe se dera është e hapur për çdonjërin që dëshiron ti bashkohet asaj.

“Mendimi ynë në përgjithësi dhe kryesia themi se të gjithë që janë reçanas, derën e kanë të hapur, shoqata është e të gjithve, megjithëse ne e kemi barrën që e mbajmë, d.m.th kjo është e të gjithëve, nuk është vetëm e imja. Jemi të hapur për gjithësecilin, mund të vine çdokush të kërkojë atë që ka nevojë te ne, me një fjalë çdokush është i mirëseardhur. Dua të falenderojë edhe një herë vendlindje, sidomos rininë aktive që e kemi pasi si shoqatë deri më sot askuj nuk i kemi paguar asgjë për asnjë aktivitet, humanitetei është bërë siç duhet”.

Nënkryetari i shoqatës humanitare “Rinia Reçanit”, Bekim Dehari apelon që t’u bashkangjitet çdonjëri që është gati për të ndihmuar, që asnjë person të mos mbetet në gjendje të vështirë financiare në vendlindje.

“Pikës së pari ju përshëndes për ardhjen tuaj këtu në Zvicër dhe e falenderojmë edhe vëllaun tonë që na mirëpriti këtu në Biel të Bernit…. I falemenderojë të gjithë që na përkrahin edhe fshatarët edhe qytetarët e Gostivarit që nuk janë pjesë e fshatit Reçan. Kemi edhe zvicëran këtu në Zvicër që na kanë përkrahur edhe me ndihma, tesha dhe me të holla. Apeli im është që të na bashkangjiten të gjihë që asnjë i varfër të mos mbetet rrugëve, pa marrë parasyshë a është i fshatit tonë ose jo. Kryetari i shoqatës e ceku se sa familje jemi duke i mbajtur, d.m.th 80 përqind janë familje që nuk janë nga Reçani, por janë nga rrethina e Gostivarit. Bëjë thirrje që këtë rrugë ta çojmë deri në fund. Janë hapur shumë shoqata për atë vendlindje e cila sido që të jetë, zemra na qanë për të”, deklaron nënkryetari i shoqatës humanitare “Rinia e Reçanit”, Bekim Dehari.

Kjo shoqatë mban vulën e shumë aktiviteteve humanitare në vendlindje. Ajo është shembull i rrallë i humanizmit që vijon të ec përpara me moton “Vazhdojmë së bashku edhe në shumë projekte të tjera”.\

 

Videon e plotë të emisionit mund ta ndiqni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=zdLpnPE8ni8&t=1642s