Kryetari z. Bexheti ftohet të merr pjesë ne samitin boterorë te kryetarëve të komunave në Lucern te Zvicrës,

0
30
Kryetari z. Bexheti ftohet të merr pjesë ne samitin boterorë te kryetarëve të komunave në Lucern te Zvicrës,
Nikoqiret i japin “pasaportën e Zvicres për demokraci”
Dje në Saraj ka qëndruar z. Brunno Kauffman nga Fondacioni Zviceran për Demokraci me qëllim njoftimin me kryetarin e Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe dorëzimin e ftesës për pjesmarrje në Forumin Global të Demokracisë së Drejtëpërdrejtë, takimi më i madh në botë kushtuar demokracisë pjesëmarrëse dhe të drejtpërdrejtë, I cili do të mbahet nga 21 deri më 25 shtator 2022, në qytetin e bukur buzë liqenit të Lucernit, Zvicër. Konferenca Botërore e këtij viti organizohet nga Fondacioni Zviceran për Demokraci në bashkëpunim me Democracy International dhe Qytetin e Lucernit.
Me këtë rast, z.Kauffman simbolikisht i dhuroi kryetarit z. Bexheti pasaportën zvicerane të demokracisë, një përmbledhje udhëzuese e demokracisë perfaqesuese të vjetër zvicerane.