Futbollisti Erdon Daci nga Shkupi luan për KF. Westerlo në Belgjikë

0
38

Erdon Daci është një futbollist mjaft i suksesshëm nga Shkupi dhe aktualisht luan për skuadrën WESTERLO të Belgjikës. Erdonin i cili është edhe reprezentatues i Maqedonisë së Veriut e mirëprita sot në Komunën e Çairit, me ç’rast më dhuroi fanellën e KVC WESTERLO.

Sulmuesin 23 vjeçar e përgëzova për suksesin e arritur dhe e inkurajova të vazhdojë të jetë një shembull i përkryer për gjeneratat e reja të sportistëve. Ndërkohë përkujtova se ne gjithmonë jemi në mbështetje të sporit dhe sidomos të sportistëve të rinj.