Janina Dardhishta u shpall kampione shtetërore në karate

0
55

Janina Dardhishta ditë më parë u shpall kampione shtetërore në karate, gjegjësisht në kategorinë Kadet kumite për femra +54 kg dhe sot kisha nderin që isha nikoqir i kësaj kampione kaq të re në moshë.

Me Janinë sikurse edhe trajnuesin Muarrem Imeri të klubit të Karatesë Forca, pjesë e së cilës është kampionia, diskutuam për rëndësinë e mbështetjes që duhet ta kenë sportistët në çdo kohë.

Gjithashtu ishim dakord se këto arritje si të Janinës janë një shembull i shkëlqyeshëm për gjeneratat e reja.

Ndryshe, Janina Dardhishta do të jetë përfaqësuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian të karatesë qe do të mbahet në Republikën e Çekisë në qershor të këtij viti.