Besnik Halili nga Dobërdolli inxhinier në Zvicër

0
55

U lind e u rrit në Dobërdoll të Gostivarit, ndërsa sot inxhinier i suksesshëm dhe mjaftë i kërkuar në Zvicër. Besnik Halili është nga të rinjtë e sukseshëm, të cilët pas përfundimit të studimeve, për shkaqe ekonomike, karriere apo sigurie sociale, braktisin vendlindjen. Pasi mbaron edhe studimet pos diplomike në “Shën Kirili dhe Metodi” për inxhinier ndërtimtarie, i duhet të merr, siç ai shprehet “vendimin e madhe” të zgjedhjes mes vendlindjes dhe migrimit. Tre muaj e provon veten si inxhinier në vendlindje, por pasi hapësira e kreativitetit dhe punës cilësore nuk i dalin siç kishte planifikuar, vendos të ikë në Zvicër.

“Fillimisht desha të ju falenderojë për rrugëtimin tuaj nga Gostivari deri në Zvicër dhe faleminderit gjithashtu që gjetët kohë për të më vizituar këtu në studion time në Officon të Cyrihut dhe mirëserdhët! Quhem Besnik Halili, jam i martuar, kam dy fëmijë dhe vijë nga fshati Dobërdoll apo ndryshe nga fusha e Pollogut. Shkollën fillore e kamë kryer në fshat në shkollën “Jehona”, tash me emrin “Sali Lisi”. Gjimnazin e kam kryer në kolegjin turk “Jahja Kemal” në Shkup, ndërsa studimet në Universitetin e “Shën Kirilit dhe Metodit”, poashtu në Shkup në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Dega “Konstruksionet & Ndërtimi i lartë”. Në vitin 2009-të e regjistrova edhe ciklin e dytë të studimeve ose siç themi mastër poashtu në “Shën Kirili dhe Metod”. Kjo ka qenë një periudhë të cilën do të doja ta ndajë e ju, periudhë e shkollimit ose edukimit tim. Pas mbarimit të studimeve pastaj mendoja se a do të qendrojë në Maqedoni ose do të merrja rrugën e kurbetit si shumica e shkokëve dhe vendasve të mijë. Pata një interval kohor rreth tre muaj për të menduar pasi më duhej të sillja në vendim të madh për mua, familjen time dhe karrierën profesionale. U mundova të balancojë gjërat dhe jetën dhe të vazhdoja te ne, por ishte e vështirë. Gjërat se si është jeta atje, flasin vetë pse ishte e vështirë. Vendosja për të ikur ishte e vështirë, jo se kisha pengesa, barriera në karrierë atje, por nuk ishte ajo që unë doja. Karriera profesionale, zhvillimi i profesionit siç unë doja, ishte problem. Problem pasi te ne format arkitektonike janë të kufizuara si pasojë e investiemeve, evolimit të arkitekturës, kështu që me kalimin e kohës vendosa që këto pika, këto zhvillime mendoja se mund t’i arrija vetëm nëse isha në një vend të zhvilluar urban, vend me potencial ose me forcë ekonomike. M’u dha mundësia apo isha edhe me fat që erdha në Zvicër, e pastaj gjithçka fillon këtu nga Zvicra. Në fillim u punësova te një arkitekt, lëshova rrënjë. Me kalimin e kohës bëra praktikë te një byro inxhinjerike e njohur këtu në Zvicër, në Cyrih, por niveli i gjuhës gjermane ishte barrerë e madhe”.

E kalon shpejtë barrierën e parë që ka qenë gjuha, por inxhinieri ambicioz e sfidon veten me diçka tjetër. Vazhdon shkollimin e mëtejshëm në Zvicër dhe pas profesionalizimit dhe pësorsmërisë së profesionit, kompanisë që e punësoi i vendos kusht, ose në detyrën e udhëheqësit ose jep dorëheqje. Tani prej gati dy vitesh ka themeluar në mes të Cyrihut kompaninë e tij Halili & Partner Gmbh, Ingineure + Planer dhe ka shtatë të punësuar.

“Pra me ardhjen në Zvicër gjuha ishte barriera kryesore në karrierë dhe në jetën e përditshme, kështu që iu nënshtrova gjuhës gjermane. Me kalimin e e B1 u punësova si junior në kompaninë e njohur në Lihtenshtajn te familja “Von Grupe” ku ishim edhe në ndërtim dhe projektim dhe për elementet e para-fabrikuara dhe betonin për betonim e prodhonim vetë. Gjatë kësaj periudhe, kishte zhvillim të profesionit por kishte stagnim në aspketin e pseudo-integrimit, pasi nuk je rritur këtu, pastaj edhe menatliteti ndikon. Me ambicie, punë të gjitha kalohen dhe puna është kyçe për tejkalim të këtyre barrierave. Pastaj qëllimi im ishte të jemë bashkëpunëtor ose udhëheqës në kompani dhe sigurisht pas shtatë vitesh në atë kompani kishte edhe turbulenca dhe kjo mundësi nuk mu dha. Kështu në fund të vitit 2019-të dhashë dorëheqje me arsyetimin që nuk mu dha mundësia të ushtrojë detyrën që unë dua. Kur je i punësuar ka kufizime, nuk mundet kreativitetin tënd ta sqarosh siç duhet, bashkëpunimi me arkitetktët kufizohen siç kufizohen edhe shumë sende të tjera. Jam rritur me arkitetktë dhe e dija se çfarë duan dhe mendoja se do të kisha më shumë sukses nëse do të jem udhëheqës. Pasi nuk mu dha kjo mundësi, vendosa të hap kompaninë time dhe kompaninë e regjistrova në dhjetor të 2019-tës për projektim dhe mbykëqyrje, apo në inxhinjerinë e ndërtimit të ulët dhe të lartë. Për momentim kemi pesë të punësuar dhe dy janë ekstern, një inxhinjer dhe një vizatues”.

Për të arritur aty ku sot ndodhet Besnik Halili, të duhet të punosh pa mos e parë orën kurrë. Me orare të zgjatura e pa pushim fundjave, atij sot i besohen projekte milioneshë për të projektuar e ndërtuar nga kompani më prestigjioze në Zvicër.

“Dita fillon në ora 07:30 me agjendën e me kategori. U përgjgjem e-maileve ku ka ditë kur kemi shumë kërkesa. Gjërat i ndajë në dy kategori me urgjente dhe me rëndësi dhe japim sqarime arsyeja e afateve. Rreth orës 09:00 bëjmë një pauzë të shkurtër, pastaj në ora 10:00 e kemi zakon ta kemi një mbledhje me vizatuesit ku shqyrtojmë se deri ku kemi mbëri me projektet, cilat janë urgjencat, korigjimet, si të vazhdojmë tutje. Pasatj gjatë ditës kemi edhe telefonata kur duhet të intervenojmë nëpër punishte. Kur vjen dreka ose jam me ekipin ose me ndonjë shokë apo klientë. Pas pauzës dy orëshe, i kthehemi punës në ora 13:00 me po të njejtin potencial me agjendën vijuese. Kjo është përditshmëri deri në ora 16:30 ose 17:00, varësisht nga dita ose tensioni e afatet dhe funksionin mirë. Nëse kemi afate të shkurta ose dëshirë nga ana e arkitektëve, atëherë kalojmë në një pauzë të shkurtër dhe unë vazhdojë me ata. Vizatuesit dhe të tjerët ikin në shtëpi. Mundohem gjithësesi të gjejë kohë edhe për familjen, pasi i kam dy fëmijë siç thashë edhe më herët. Pas darkës, argëtohem me ata pak, dhe pastaj i kthehem përsëri punës nga banesa pasi të qenurit udhëheqës nuk është e lehtë ku sërish iu kthehem e-maileve dhe afateve”.

Zyra e tij është në një qendër ku janë të vendosur shumë profesionistë të tjerë zviceran. Se suksesi nuk vjen më kot, dëshmon fakti kur ai flet se si punon përkrahë bashkëshortes së tij e cila është arkitekte, poashtu e shkolluar në Maqedonin e Veriut, e për të cilën thotë se në “profesion nuk merremi me afërsinë që kemi me njëri-tjetrin, por respektojmë punën”.

“Pyetje interesante, por në profesion duhet të jeshë profesionistë nuk ka bashkëshorte ose kushdo qoftë, puna duhet të respektohet, afatet duhet respektuar. Kemi kantograme përmes së cilëve kordinojmë kohën dhe afatet. Mundohemi të pështatemi, ka nerva ose aksion industrial apo grindje siç themi ne, por kur vjen mbrëmja mundohemi ti qetësojmë emocionet. Mundohemi bashkë të arrijmë synimet tona për të cilat e lam edhe vendlindjen, për arsye të profesionit pastaj mundohemi të gjejmë një balans”.

Guri peshon atje ku e ka vendin, thotë 37 vjeçari dhe sikurse shumica migrimi për të ka ardhur me idenë se shumë shpejtë do të vijë dita kur do të kthehet në vendlindje.

“Lidhja tash është e afërt me rrjetet sociale ose aplikacionet e reja, gatise komunikimi është i përditshëm dhe ajo monotoni ose barrierë është thyer, nuk është si më parë. Shihemi, komunikaojmë pasi atje e kam familjen në fshatin Dobërdoll. E kam edhe shoqërinë në fshat, në Pollog apo Shkup dhe mundohemi aq sa na jepet mundësia ta mbajmë lidhen pasi Zvicra njihet si shtet i stresit por unë i them krizë kohore, dhe jo bash stres. Mundohemi të mbajmë afatet këtu, por kur vjen fundjava kemi kohë për komunikim me shokë, familje dhe me të dashuritë tanë që kemi atje. Por, guri peshon atje ku e ka vendin këshu që emociont dhe lidhja ende është vendlindja dhe e dëshirojmë kthimin, kemi ardhur në fllim me idenë se do kthehemi, por tash për tash nuk di çfarë të them. Emocionet e bëjnë të veten kur flasim për kthimin”.

E pysim se kur mund të jetë dita e rikthimit? – Kur të vjen gjenerata e shpresë edhe atje, është përgjigja e tij.

“E mendoj kohëve të fundit kthimin por pyetja është kur mund të kthehem. Kemi disa parametra jo empirike nga përvoja, por ka edhe këtu një afat. Shembull derisa fëmijët ende nuk i kemi në shkollë, gjasat janë më të mëdha për tu kthyer. Nëse nisin shkollën këtu, atëhere bëhet barrierë e madhe dhe mundësitë e kthimit do të zvogëloheshin. Ideja, qëllimi, shpresa nuk ka humbur dhe mendojmë të kthehemi, por do ja lemë kohës edhe pse dëshira është kthimi në vendlindje. Ndoshta në të ardhmen edhe atje ndryshojnë gjërat, vjen gjenerata e shpesës, edhe pse mos të kthehemi”.

Inxhinieri i ndërtimtarisë i ka vendosur rrugëtimit të suksesit të tij disa emërtime, por thotë se mbi gjithçka duhet të jeshë punëtorë.

“Rrugëtimi i suksesit ka tre parametra sipas meje: i thjeshtë, lojal dhe serioz në ambicie, por mbi këto duhet të jeshë punëtorë. Nëse një idivid i posedon këto, besoj se edhe te ne ka sukses, por veçohen punët e karrierës, por edhe atje ka njerëz që kanë arritur. Megjithatë, këtu në Evropë forca ekonomike është më e madhe dhe ka më shumë lehtësime. Shembull nga profesioni im: Kur unë isha fillestar në kompaninë ku punoja e kisha shumë të lehtë ta mësojë një softver, kishte “feed back” nga kompania që na jepte softveri, kisha minimum dhjetë libra se si ta mësoja atë softver dhe mbi të gjitha mbi mua qendornte Tomas Foks të cilin tani e kam edhe partner, pra ai ishte mentori im, kontrollonte gjithçka dhe gjërat nuk bëheshin “veç bëre”. Ky lehtësim mendoj se në Evropë është më i madh se te ne. Sërish lidhemi me gjërat eknomike. Gjatë diplomimit, pra një stundet te ne që diplomon për inxhinjer ndërtimi dhe një i njejtë në Zvicër, nuk ka shumë diferencë të madhe. Matematika mbetet matematikë, integralet janë të njejta, derivatet poashtu. Diferenca fillon me ushtrimin e profesionit, te ne pozitat janë më të vogla, eknomia është aty ku është dhe nuk të jepen mundësi. Sikurse të ekzistonte mundësia do të ishim në nivelin më profesional”.

E shqiptarët, për Besnik Halilin janë punëtorë të mëdhenj që gjithmonë ai dalin. Ai mburet me bashkëatdhetarët tanë sot për suksesin që kanë treguar në Zvicër e më gjërë.

“Nëse vendosin të vijnë këndej, gjuha është mbi të gjitha, pastaj barrierat e tjera tejkalohen lehtësishtë. Pastaj të mbajë një qendrim, dhe nëse e përdorim teorinë e të madhit Stive Jobs, ai thotë: “Gjeje punën të cilën e don dhe leje atë të të mbys”. Por, shqiptarët janë punëtor dhe gjithmonë ja dalin. Tash këtu në Zvicër nga gjeneratat e reja gjenë plotë shqiptarë arkitekt, inxhinjer, ekonimistë, së fundmi edhe në politikë, me një fjalë progesi është i madh”.

Shumë sfiduese për Besnikun ka qenë largimi nga vendlindja dhe integrimi në shoqërinë e re. Iu deshën disa vite deri sa të fitonte atë që deshi dhe sot është krenaria e shqiptarëve në Zvicër si për nga ana e profesionit që ushtron, poashtu edhe nga ana e një të riu shembull në një vend të huaj.

 

Emisioni i plotë në : https://www.youtube.com/watch?v=0uekTvlJr3w&list=PLouTFE7Vsjl8Grf7VBGgGHft-7IBs4jyG&index=2