Naser Selami dhe Dashmir Aliu dy anesteziologët e suksesshëm shqiptar në Zvicër

0
49

“Hirslanden” është grupi më i madh i spitaleve private në Zvicër dhe Evropë. Që nga 1 korriku 2017, grupi i spitaleve private “Hirslanden” përbëhet nga 17 spitale në 11 rrethe, shumë prej të cilave kanë një qendër kirurgjike ambulatore të integruar dhe një departament urgjence. Ajo ka rreth 2 000 mjek si bashkëpunëtorë të jashtëm dhe 9 920 punonjës të përhershëm, 484 prej të cilëve janë mjek. Dy prej tyre janë edhe Naser Selami nga Gostivari dhe Dashmir Aliu nga Kërçova. Si mjek anesteziolog, Naseri në “Hirslander” është pesë vite, kurse Dashmiri plotë një dekadë. Ekpi ynë i emisionit “Diaspora”, i gjeti ata në verandën e spitalit në qytetin e Biel/Bienne , duke na pritur për takimin që kishim lënë. Hyrja në ambientet e brendshme të spitalit nuk ishte problem falë dy bashkëatdhetarëve tanë, ndërsa kusht i vetëm ishte veshja që e praktikonte çdo i punësuar në këtë spital, i cili kishte shtatë salla për operime të ndryshe. Pas vizitës nëpër ambientet e spitalit, Naser Selami, ishte i pari me të cilin e filluam bisedën. Në rrëfimin e fij, 38 vjeçari sqaron se mbanë edhe kurse nëpër shkolla të mjekësisë për reanimim.

“Unë jam Naser Selami, vijë nga Gostivari – fshati Çajlë, kurse prejardhjen e kam nga fshati Koritë. Jam 38 vjeçar, jetojë mbi 30 vite në Zvicër. Këtu jam me gjithë familjen time, prindërit, motrat dhe kam katër fëmijë. Besoj se jam i integruar këtu, ashtu siç e kërkon vendi. Punojë në drejtrimin e Anestezisë. Shkollimin e kam bërë gjithë në Zvicër, në Klinikën e ‘Inzo Spital’ në Bern. Atje kam nisur të punojë në Repartin Invesiv, dhe pastaj prej aty jam shpërngulur, gjegjësisht kam nisur drejtimin e Anestezisë. Ajo që më intereson më shumë mua është pato-fiziologjia në mjekësi. Pastaj, më ka interesuar edhe rianimimi i pacientëve sidomos ajo që për mua njeriu e ka patjetër të mbijetojë, prandaj jam edhe te pjesa e reanimimit. Jam duke dhënë edhe kurse nëpër shkolla apo ordinanca private për punën e reanimimit, gjegjësisht reanimim të pacientëve që kanë infarkt apo ngjashëm. Katër vite jam duke punuar në Klinikën ‘Hirslanden’, këtu në Biel/Bienne pasi edhe banojë këtu afër. Kjo është një klinikë shumë interesante pasi përfshi shumë fusha të kirurgjisë, por nuk do thoja se nuk kthehem prapë në Klinikën e ‘Inzo Spital’ në Bern, pasi atje ishte akom më interesantë, trajtohen gjëra edhe më të komplikuara”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

Megjithë arritjet që numëron në Zvicër, Selami e ka ëndërr kthimin në vendlindje. Punojë, thotë ai, atë frymë atdhedashurie dhe dashurinë që kam për vendlindjen ta përçojë e ta mbjellë edhe te fëmijët e mi.

“Sa i takon Maqedonisë, vendlindjen sa më shumë ikin vitet, aq më shumë e ëndërron, të tërheq kthimi në vendlindje. Punojë ndjenjat e mia ti kenë edhe fëmijët e mijë. Por, e shoh pak si problem, nuk e them se vetëm se këtu kushtet janë më të mira, por ju e patë edhe vetë gjatë xhirimeve që i bëmë, afrohen disa gjëra më shumë, më pozitive. Mjekësia nuk ka fund dhe gjithmonë duhet zhvillim, por do isha shumë krenarë nëse një ditë kthehem në Maqedoni, Gostivar dhe atë që e mendojmë për atë vend këtu 11 muaj, do doja atje të ishim 11 muaj e këtu vetëm një muaj. Urojë punët të rregullohen, shpresa nuk vdes kurrë”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

I pyetur se si e sheh ai sistemin shëndetësor zviceran krahasuar me vendlindjen, thotë se në shtetin helvetik shëndetësia është e shtrenjtë, por ai vlenë. Edhe në Maqedoni paguhet, por nuk e merr shërbimin dhe trajtimin që duhet, thotë ai.

“Sistemi shëndetësorë në Zvicër dhe jo vetëm këtu por në të gjithë botën njihet si sistem shumë i sigurtë shëndetësorë, por edhe i shtrenjtë. Krahasuar me Maqedoninë, atë sistem atje nuk e njoh edhe aq mirë përpos kur kam pasë nevojë kur kam qenë atje dhe kam qenë si pacientë dhe atje paguan. Këtu në Zvicër vërtetë është shtrenjtë, por të paguan sigurimi. Ka raste kur ka intervenime shumë të mëdha. Dikush paguan 20 vite sigurim shëndetësorë dhe nuk arrinë ta shfrytëzon, dikush ka paguar më pak por e shfrytëzon dhe gjithçka të mbulon shteti. Sa e shoh në Maqedoni, shumica e pacientëve për intervenime më të rënda shkojnë në Turqi ose jashtë vendit. Këtu ato gjëra nuk ndodhin, Zvicra përmes sigurimeve të plotëson çdo gjë që të intervenohet këtu”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

Tregon se është paragjykuar nga zviceranët, por me punë ka dëshmuar vlerat profesionale. Sot Naseri nuk vlerësohet mbi emrin apo kombësinë, por mbi punën e tij, megjithëse ai vetë kurrë nuk e mohon dhe me krenari flet se është shqiptarë.

“Krahasuar me para 20 vite ka ndryshim të madh. Ky ndryshim vjen nga ne, si pikë e parë unë i falenderojë prindërit tanë pasi ata na kanë mundësuar që ne ekzistojmë këtu dhe i kemi këto vende pune, ata e kanë bërë punën më të madhe. Në fillim në Klinikën e ‘Inzo Spital’ ku ka rreth 7.000 punonjës, nuk ka shumë paragjykime pasi nuk ke kohë të flasësh se kush je e nga vjen. Por, kur kam ardhur këtu para katër vite në ‘Klinik Hirslanden’, e kam vërejtur shumë. U interesonte nga vinë, emri, mbiemri, ku e kryer shkollën dhe në fillim janë disi skeptik. Por kur vjen te puna, ne shqiptarët jemi shumë punëtor dhe i befasojmë pozitivisht. Ne si shqiptarë pastaj respektojmë titujt si profesor, doktor, por te zvicranët me sa e shoh kjo nuk luan shumë rol. Te ne sa e lexojmë se është profesor, reagojmë ndryshe, zviceranët e kanë ndryshe dhe na respektojnë, ndërsa ne jemi rritur këtu”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

Naseri dhe kolegët e tij në “Hirslanden” janë ballafaquar me shumë probleme kur ka filluar pandemia. Sqaron se si e gjithë bota, edhe ata janë përshtatur shpejtë me rrethanat që ua ka diktuar Covid 19.

“Në fillim, në fazën e parë kemi pasur vërtetë shumë probleme, sidomos me pacientët. Kemi pasur raste kur është dashur edhe nëpër klinika të tjera të punojmë, sipas nevojës. Operacionet që nuk ishin urgjent dhe ka pasur mundësi edhe tre muaj të pres, është shty. Tani, ato operacione që janë shty, që nuk ishin me proritet, jemi duke i realizuar. Megjithatë, asnjëherë nuk kemi patur ndërprerje të punës, por në fillim me punën e Covid-it, edhe unë kam qenë skeptik, por pasi e kam parë pacientët e parë, normalisht më ka ndryshuar mendimi. Edhe sot reskpektojë gjithçka, por Zoti na ka në dorë”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

Sugjerimi i anesteziologut Selami për të gjithë ata që vendosin të migrojnë në Zvicër është dëshmia e kualitetit si njeri dhe kuadër. Zvcira kërkon dhe mbanë standard, thotë ai.

“Mesazhi për të gjithë të rinjtë që vijnë në Zvicër – do ju kisha thënë se Zvicra i ka disa kualitete, këtu nuk ka punë kuantiteti por kualiteti dhe Zvicra ka standarde. Ne shqiptarët e mendojmë se Zvicra ka para, mirëpo këtu jeta është shumë e shtrenjtë dhe prandaj them se sa më i shkolluar, aq më mirë, dhe dhashtë Zoti të shohim kuadro edhe më lartë ku ndodhemi sot”, deklaron Naser Selami, mjek anesteziolog.

Me Dashmir Aliun nga Kërçova, i cili ishte zv.shef i anestezisë në ‘Hirslanden”, e nisim bisedën mbi rolin dhe punën e tij të përditshme që ka në këtë spital. Sqaron se pjesa më e madhe e punës së tij është organizative për të pasur korrektësi mbi terminet ditore.

“Faleminderit Juve që keni ardhur të na vizitoni këtu në Zvicër. Dashmir, është person i thjeshtë sikurse të gjithë të tjerët dhe vijë nga Kërçova. Punojë 10 vite në Klinikën ‘Hirslanden’ në Biel/Bienne, dhe këtu jam si zv.shef i Anestezisë. Ka pesë vite që jam zv.shef dhe organizojë operacionet, që nëkupton se e bëjë programin për ditën në vijim, pastaj sekretareshave ua jap terminet që ti thirrin pacientët se kur duhet të vijnë, dhe kujdesem që gjithçka të shkojë siç duhet”, deklaron Dashmir Aliu, zv.shef i Anestezisë në “Hirslanden”.

Aliu, ka provuar shkollimin në vendlindje, por që në shkollë të mesme ballafaqohet me probleme dhe në vitin 1993 vendos t’i bashkangjitet familjes në Zvicër.

“Unë deri në vitin 1993 isha në Maqedoni, e nisa gjimnazin atje, por në shtator të vitit ’93 kam ardhur këtu në Zvicër. Fillimisht mësova gjeraminisht, siç bëjnë të gjithë kur vijnë këtu, mësojnë gjuhën. Pastaj fillova shkollimin dhe mjekësia më pëlqente dhe çdo vit vazhdoja nga studimi në studim për të mbëri ku jam tash. Prej 2010 studimet i fillova këtu dhe i mbarova në ‘Inzo Spital’ në Bern. Atje punova dy vite e gjysëm dhe pastaj më thirrën për të ardhur sërish këtu të punojë në ‘Hirslanden’ në Biel”, deklaron Dashmir Aliu, zv.shef i Anestezisë në “Hirslanden”.

Rrëfen se pas tentimit për të vazhduar shkollimin në gjimnaz në vendlindje, e ku asgjë nuk ka qenë e sigurtë, ikën nga Kërçova. Kjo pasiguri, ka bërë që babai i Dashmirit, të marrë gjithë familjen e tij në Zvicër.

“Ftesën ma kanë bërë prindërit, atje në Maqedoni punët nuk shkonin mirë. Atëherë akoma nuk dihej a mundet të shkosh në shkollë, në gjimnaz, ndërsa ne atëherë e kishim Gjimnazin ‘Drita’ nga ana e Llapkindollit, një fshat. Pastaj filloi në atë vit edhe në qytet ‘Mirko Mileski’ dhe më duhej nga Llpakindolli të shkoja në qytet Kërçovë. Prandaj, vendosa të vijë në Zvicër pasi nuk ishte e qartë a do të vazhdojë ose do ta mbyllin sërish gjimnazin. Prindërit i kisha këtu në Zvicër, babai im punonte këtu nga viti 83-84, dh pastaj na mori të gjithë fëmijët këtu në Zvicër”, deklaron Dashmir Aliu, zv.shef i Anestezisë në “Hirslanden”, deklaron Dashmir Aliu, zv.shef i Anestezisë në “Hirslanden”.

Dashmiri në fund të bisedës na tregon edhe mbi historikun e spitalit ku ai punon me Naserin. Thekson se grupi spitalor privat “Hirslanden” u formua në vitin 1990 pas bashkimit të disa klinikave private. Grupi spitalor i Afrikës së Jugut me emrin Mediclinic International e ka blerë atë në 2007. “Hirslanden” është ndër grupet më të mëdha të spitaleve private në Evropë.

“Klinika këtu në Biel është klinikë private, para dy-tre vitesh është blerë nga grupacioni ‘Hirslanden’. Këtu kemi departamente të ndryshme, sikurse atë të kirurgjisë, ortopedisë, gjinekologjisë, onkoligji. Ne me Naserin më shumë merremi me sallat e operimit, pra me pacientët që janë për operim. Diku kemi 98 krevatë këtu në klinikë, shtatë salla operimi, njëra është për sytë dhe gjashtë të tjerat për të gjitha operimet që i kryejmë ne, përpos operacioneve kardiologjike dhe neurologji. Punëtorë i ka mbi 400 deri 500 vetëm këtu. I gjithë grupacioni i ‘Hirslanden’ i ka afërsisht 10.000 punonjës në të gjithë Zvicrën”, deklaron Dashmir Aliu, zv.shef i Anestezisë në “Hirslanden”.

Vendlindja nuk ua mundësoi atë që deshën Naseri dhe Dashmiri. Kur kujtojnë ditët e para në Zvicër, atyre në mendje u vjen malli për familjen, shoqërinë, vendlindjen. Jeta e tyre është shumë dinamike në Zvicër, por edhe me projekte te shumta në shëndetësi. Urojnë gjërat të përmirësohen në vendlindje dhe gjenerata e tyre të jetë e fundit që kanë migruar.

Emisioi i plotë në linkun: https://youtu.be/duBOtRvsBTY