Filloi ndërrimi i dritareve në Gjimnazin e Gostivarit. Në sajë të bashkpunimit me USAID në Projektin për bashkpunim ndëretnik të të rinjëve në shkolla, Komuna e Gostivarit fitoi grant për rinovimin pjesërishëm të dritareve, nga ku me investim shtesë me mjete të Komunës do të bëhet ndërrimi i tërësishëm i dritareve.
Drejtori i Gjimnazit, Mirsad Iseini tha se ndërrimi i dritareve do të kontribuojë në përmirsimin e kushteve për nxënësit si dhe për efikasitet energjetik më të theksuar.
Pas përfundimit të pjesës që e financon USAID, do të fillojë ndërrimi I dritareve në pjesën e pasme të shkollës të cilat i financon Komuna e Gostivarit. Drejtori Iseini, tha se pas këtij investimi, i rradhës mbetet fasada e godinës së shkollës.
Ndryshe, në gjimnazin e Gostivarit mësimin e ndjekin mbi 900 nxënës në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe maqedonisht.