Darkë Iftari nga kryeministri 2022

0
48

Të enjten, më 7 prill 2022, përfaqësues nga Shoqata Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) morën pjesë në Darkën e Iftarit të Kryeministrit, e cila u mbajt në Melburn Cricket Ground (MCG).

Aktiviteti u ndoq nga shumë deputetë të partive politike kryesore, udhëheqës fetarë dhe të komuniteteve me besime dhe prejardhje të ndryshme, si dhe anëtarë nga komuniteti i larmishëm mysliman i Viktorias.

Darka e Iftarit të Kryeministrit ishte një eveniment i mrekullueshëm që e shijuan të gjithë.

Falenderojmë sinqerisht organizatorët për ftesën e tyre dhe i përgëzojmë ata gjithashtu për organizimin e një eveniment kaq të suksesshëm.

Insha-Allah (në dashtë Zoti), AAIS do të ftohet të marrë pjesë sërish në këtë aktivitet vitin e ardhshëm.

Këshilli i AAIS