Australi/ Më 18 prill inaugurohet skulptura e Nënë Terezës

0
73

Në Australinë e Jugut Shoqata Shqiptare Katolike në Adelaide, “Nënë Tereza”, do të inaugurojë më 18 prill skulpturën e shenjtores punuar nga skulptori shqiptar, Pjerin Kolnikaj.

“E vërteta është se, vepra të tilla u mungojnë, jo vetëm shqiptarëve në këtë pjesë të Australisë, mirëpo gjithandej botës ku jetojnë dhe veprojnë ata. Tani e tutje, edhe ne, bijat dhe bijtë e saj në Australi, do ta kemi mundësinë që, nga afër, t’i lutemi të shenjtës nga Shkupi i Shqipnisë, Gonxhe Bojaxhiut.

Një falënderim i veçantë i takon kryetarit të Shoqatës Shqiptare Katolike, Nënë Tereza, këtu në Adelaide të Australisë së Jugut, z. Tonin Pecajn, për punën e tij të palëkundur dhe të palodhur në përjetësimin e kësaj vepre shembulltyrë shqiptare, të gjithë kryesisë së shoqatës si dhe tërë komunitetit shqiptar gjithandej Australisë për kontributin e tyre fisnik financiar dhe fizik”  thuhet në njoftimin e shoqatës.

Inaugurimi i shtatores së shenjtores shqiptare Nanë Tereza bëhet më 18 prill 2022, në kishën ‘Mater Christi’ në 413 Grange Road, Seaton, South Australia, duke filluar nga ora 10:30 e mëngjesit dhe duke vazhduar me festën e Pashkës deri në orët e vona të të njëjtës ditë në restorantin 8 Barrpoëell St Welland, South Australia.