Themeli i çdo shoqërie, pa përjashtim, është edukimi i të rinjve!
Ishim për të përuruar edhe 6 kabinete të reja në Shkollën e Mesme Teknike Komunale, edhe atë: Kabinet i ri i Eelekto-makinerisë; Kabient i Ariktekturës; Kabinet i Artit Figurativ dhe tre amfiteatre të cilët do të shërbejnë si kabinete të gjuhëve.
Gjithashtu, ndoqëm një senacë pune në kabinetin e akriketkurës, ku nxënësit na prezentuan një detyrë, gjegjësisht një projekt të realizuar nga vetë ata.
Stimulimi i të rinjëve për zgjedhjen e shkollave profesionale ka qenë objektiv i qeverisjes sonë që sot po del një sukses më vete. Sot, kjo shkollë profesionale, është një nga shkollat më të ndjekura dhe prodhon kuadër të aftë për tregun e punës menjëherë pas diplomimit, e që është një domosdoshmëri e kohës, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari