Simfonia e Çikagos është “Zëri i Çikagos”

0
114

Dhe, kjo orkestër ka pasur fatin të ketë dirigjentin më me famë botërore, Maestro Riccardo. Mjafton për t’u përmendur dy herë fitues i Grammy Awards, dhe nominime të shumta; Maestro Riccardo ka udhëhequr Koncertin e Vitit të Ri të orkestrës në Vjenë në 6 raste deri më sot: në 1993, 1997, 2000, 2004, 2018 dhe 2021.

Pas 13 vitesh dirigjim këtu në Çikago, ai po përmbyll me suksese një mision të lartë artistik. Sezoni 2022/2023 është viti i fundit i dirigjimit të Maestros këtu në Çikago.

Në datë 11 prill, në ora 7:00 pm (adresa 220 S. Michigan Ave. Chicago, IL 60604) Orkestra Simfonike shfaq koncertin e radhës, në formë Open Rehearsal të një bashkëpunimi madhështor: përbërë nga muzikantë të rinj të jashtëzakonshëm nga i gjithë vendi, të ulur krah për krah me muzikantë nga Orkestra Simfonike e Çikagos, Orkestra Qytetare dhe Sinfonietta e Çikagos.

Koncerti është falas dhe hapur për publikun me rezervime të nevojshme.
Ndërsa, “Shoqata Uskana” ka siguruar 100 bileta falas (FREE) për dashamirët e këtij lloji të artit, me të vetmin qëllim që ju të ndieni kënaqësinë e lojës së orkestrës.

Aq më tepër që eventi si i tillë neve na e jep mundësinë edhe për t’u parë e qëndruar bashkërisht. Po pse jo edhe për të kuptuar e folur për muzikën klasike, atë simfonike moderne, për mënyrën e realizimit të koncerteve të mëdha të këtij zhanri e kështu me radhë.

E juaja është që ta kontaktoni Shoqatën tonë e të merrni biletat! Dërgo email ose mesazh tek një nga vullnetarët e Shoqatës:
afrim.shabani@heartland.edu
(618) 580-7155