Zëvendësdrejtori Nura takon Bordin drejtues të Shoqatës Atdhetare Dibra

0
176

Gjatë vizitës disa ditore në Nju Jork, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura u prit nga Bordi drejtues i Shoqatës Atdhetare Dibra.  Gjatë këtij takimi të organizuar në ambientet e shoqatës Dibra në Nju jork, Zv. drejtori Nura me kryetarin dhe antarët e Bordit drejtues të SHAD-it, Dashnor Miftari, Nderim Marku, Besar Dika, Bekim Paçuku dhe Muharem Mesik, u prezantoi disa ide dhe nisma që duhet të bëhen nga mërgimtarët tanë bashkërisht me ne, si urë lidhëse në mes shoqatave të mërgimtarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

Në veçanti, po theksoj regjistrimin e fëmijëve që janë lindur në mërgatë, që nënkupton marrjen e nënshtetësisë të RMV-së, parashtrimi i këkesës për të siguruar mësimdhënës të kualifikuar nga Maqedonia e Veriut, si shoqata juaj e organizuar mirë do të mundohemi që së bashku me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nga Shkupi për festat kombetare të festojme së bashku si në vend dhe mërgatë.

Bordi drejtues i SHAD e falenderuan për punën dhe kontributin që e jep zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura, në sferën e ruajtjes së lidhjes së mërgimtarëve me vendlindjen, si dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diasporë.

Ndërsa zëvendësdrejtori Nura u dhuroi për fëmijët e Shoqatës Atdhetare Dibra librin e Bazës së gramatikës së gjuhës shqipe të botuar në veçanti për fëmijët e mërgimtarëve dhe disa plisa kombëtar nga Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut.