Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, Izmit Nura, takohet me antarët e Qendrës Kulturore dhe Islamike Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” Waterbury Kenerikë

0
55

Zëvendesdrejtori i Agjencisë për  Emigracion, z. Izmit Nura, ditën e diel, më 27 mars 2022, zhvilloi takim me antarët e QKISHA-ne “Hasan Prishtina ” Waterbury Kenerikë, ku u bisedua për raportet e mërgatës me vendlindjen, projekte të përbashkëta dhe bashkpunim me Agjencinë për Emigracion, institucionet tjera përkatëse dhe komunitetit Shqiptar në të ardhmen.

Kryetari i QKISHA- ne, z. Xhemal Dani,  falenderoi z.Nura për vizitën e tij, tha se kjo është nje nga vizitat e para zyrtare në njëzet vitet e fundit, që një zyrtar nga Maqedonia e Veriut takohet me Komunitetin Shqiptar ” Hasan Prishtina “.

Ndihemi shumë të privilegjuar që edhe promovimi i parë i librit “Bazat e gramatikës së gjuhës shqipe ” u bë në Qendrën tonë.

E njoftuam për aktivitetet, shkollën dhe misionin e komunitetit duke mos harruar rrënjët dhe trashëgiminë, duke ruajtur gjuhën, identitetin, kulturën dhe traditën shqiptare.

Zëvendësdrejtori i falenderoi mërgimtarët tanë  për mikpritjen bujare. Jam i lumtur që gjendem sonte ne mesin tuaj.

Kontributi dhe roli i komunitetit Shqiptar “Hasan Prishtina” dhe diaspora shqiptare e Amerikës, ku ka pasur dhe ka rol të veçantë për vendlindjen dhe kombin Shqiptar.

Qëllimi i këtij takimi është njoftimi për mundësitë që  Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut në bashkpunim me Agjencinë për Emigracion dhe institucionet tjera që ofron për mërgatën, si dhe  bashkëpunimit  më të gjerë, në veprimtaritë shoqërore, kulturore, sociale.

Zëvendësdrejtori Nura, premtoji se ky është vetëm fillimi i bashkpunimit të Agjencisë për Emigracion dhe komunitetit Shqiptar “Hasan Prishtina ” do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, tha z.Izmit Nura.

Antarë të QKISHA-ne, parashtruan pyetje që i tangon si Qendër edhe atë nevojen për mësues, regjistrimin e fëmijëve dhe bashkpunime tjera në sferën e kulturës dhe arsimit.

Zëvendësdrejtori Nura, ju premtoi se do te angazhohem në bashkpunim me  Ministrinë e Arsimit që të sigurojnë një mësimdhënës profesional të gjuhës shqipe për komunitetin Shqiptar “Hasan Prishtina ”

Zëvendësdrejtori Nura për nxënësit e QKISHA dhuroi disa plisa dhe librin ” Bazat e gramatikës së gjuhës shqipe” botuar për nxënësit shqiptar të mërgatës nga Agjencia për Emigracion.