Shkollë verore për mësimin e gjuhës shqipe

0
87

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Shkolla Verore në gjuhën shqipe dedikuar për fëmijët e mërgimtarëve, të cilën Agjencia për Emigracion e organizon çdo vit, mësimi  do të mbahet prej datë 24 deri më 30 korrik 2022. Akomodimi i fëmijëve do të bëhet në hotel në Ohër.  Shpenzimet i mbulon Agjencia për Emigracion.

Fëmijët duhet të jenë të moshës prej 12 – 16 vjeç.

Mësimi do të zhvillohet njëher në ditë, paradite në kohëzgjatje prej një orë e gjysëm. Përveç mësimit klasik të gjuhës, do të mbahet edhe puntori edukative, aktivitete sportive, eskursione dhe vizita të vendeve më interesante në qytet. Udhëtimi deri në Ohër do të jetë në organizim të prindërve. Në “Shkollën Verore” mund të paraqiten 7 nxënës.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Agjencia për Emigracion, mësimdhënës të angazhuar për mësim, kujdestarë për nxënësit dhe mjekë.

Për Programin dhe informata tjera më të hollësishme do të Ju njoftojmë në vijim. Ju lutemi për pjesëmarrjen tuaj të konfirmoni në adresën elektoronike si vijon: nusret@minisel.gov.mk

 

Drejtor,

Sllobodan Blliznakovski