1/2 kg. bamje
2 luge vaj
1 qepë
4-5 domate
1-2 thelpinj hudhër
majdanoz
piper i zi
kripë
Pastroni bamjet nga sythet, përvëloni me ujë të valë dhe i kulloni mirë. Skuqini dy qepë të grira hollë në dy lugë të mëdha vaj, derisa të zverdhen, shtoni 4-5 domate plotësisht të pjekura, të qëruara dhe të grira, pa fara, pak hudhër, majdanoz të grirë, kripë, piper të zi dhe në fund shtoni bamjet e përvëluara. Mbulojeni tiganin dhe lëreni të ziejë për rreth 30 minuta.