Zëvedësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, Izmit Nura në takim me mërgimtarët në SHBA

0
156

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, Izmit Nura nga data 21 dhe deri më datë 31 mars 2022, do të vizitojë organizatat e mërgimtarëve në Nju Jork, Nju Xhersi të SHBA-së.

Zëvendësdrejtori Nura, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , më 26. mars 2022, në ora 19:00, do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunitetetit të Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane në Riverdale, Nju Xhersi.

Zëvëndësdrejtori Nura do t’i njoftojë mërgimtarët për kompetencat e Agjencisë, projektete, aktivitete, programin e vitit 2022 dhe si dhe për organizimin e tyre në bashkëpunim me organizatat e mërgimtarëve në mërgatë.