Agjencia për Emigracion e ripërtrin projektin kulturor “Kolonia artistike e mërgimtarit”

0
188

Të nderuar,

Agjencia për Emigracion, pas pushimi disa vjeçarë e ripërtërin projektin kulturor “Kolonia artistike e mërgimtarit”.
Kolonia do të mbahet në periudhën prej 11 deri më 17 qershor të vitit 2022. Lokacioni i mbajtës do të publikohet në mënyrë plotësuese.

Ftojmë 3 autor shqiptarë me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në Kolonin e ripërtëritur. Agjencia për Emigracion si organizator i kësaj ngjarje i siguron materialin bazë për pikturim, transportin nga Shkupi deri te lokacioni i mbajtjes së ngjarjes, si dhe akomodimin me pansion të plotë.

Pas mbarimit të Kolonisë, autorët të cilët do të duhet të punojnë nga dy piktura, njërën pikturë duhet t’ia dorëzojë Agjencisë për Emigracion, sipas përzgjedhjes së Agjencisë.

Afati i paraqitjes është deri më 25 mars të vitit 2022

Personi kontaktues për aplikim:  Nusret Kovaçi; nusret@minisel.gov.mk