Tollumba

0
182

300 gr. Miell

300 gr. ujë

50 gr. yndyrë

6 vezë

1 kg dhe 200 gr. sheqer

1 litër ujë

pak lëng limoni

vaj

 

Nga 1 litër ujë dhe 1 kg. dhe 200 gr. sheqeri, fillimisht zieni sherbetin dhe e bëni qull dhe në të hidhni lëng limoni. Ujin me yndyren e leme te vloje dhe gradualisht shtojme miellin. Pasi të vlojë mirë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas shtoni të gjitha vezët një nga një dhe gatuajeni derisa të përftoni një brumë të butë. Nxehim vajin në zjarr dhe me shiringë i fusim pellgjet në vaj që të skuqen. Tollumbat e përfunduara i hiqni me një lugë të prerë dhe i vendosni menjëherë në sherbet. I hedhim në sherbet nga të gjitha anët dhe i rregullojmë në një tas më të madh.