Qendra Islame Shqiptare “El Furkan” ndihmon në ndërtimin e Qendrës për Autizëm në Gostivar

0
22

Qendra Islame Shqiptare “El Furkan” e udhëhequr nga mërgimtarët tanë me seli në Munih të Gjermanisë, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, morën përsipër lyerjen e pjesërishme të Qendrës së re ditore për fëmijët me nevoja të veçanta që është pjesë e Qendrës për Autizëm në ndërtim e sipër – “Blue Puzzle”.

Falënderoj përzemërsisht bashkatdhetarët tanë për këtë donacion dhe për gatishmërinë e tyre për të vazhduar edhe në pozicione tjera me ndihmë gjatë ndërtimit të kësaj qendre me kapacitet për 200 fëmijë. Shkroi në fejsbuk, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari