Danimarka hoqi kufizimet vetëm për banorët e saj , jo edhe për turistët

0
53

Vendimet që solli sonte qeveria e Danimarkës se, nga 1 shkurt të hiqen gjitha kufizimet dhe të shpallet covid 19 si sëmundje jokritike për shoqërinë vlejnë vetëm për banorët rezidente të Danimarkës. Për gjithë turistët që dëshirojnë të vizitojnë Danimarkën, vazhdojnë kufizimet e njëjta derisa  qeveria të sjellë një vendim të ri.

Nëse doni të vizitoni Denimarkën duhet që të keni koronapasportë , d.m.th të jeni të vaksinuar në 5 muajt e fundit, të keni imunitet nga infektimi me corona, jo më të vjetër se 5 muaj ose të keni një PCR test negativ jo më të vjetër se 24 orë.

 

Burimi info: aktuale.dk