Raporti javor i komunës së Gostivarit

0
54
ÇFARË BËMË PËR KOMUNËN TONË – RAPORT JAVOR (10.01.2022 – 16.01.2022)
1. Çegran, perfunduan punimet dhe tani është në funksion rruga që do të shërbejë si by-pass i rrugës kryesore, me 630 metra gjatësi dhe gjërësi mesatare 5 metra;
2. Vazhdojmë me montimin e koshave moderne për mbeturina nëpër lokacione të ndryshme – 250 nga 750 të planifikuar;
3. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO;
4. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për Autizëm;
5. Parku në afërsi të Komunës merr pamje të re: Travertin 600 m2, gjelbërim 1500 m2, ndriçim i ri, sistem vaditje modern, kandelabra;
6. Shkolla Fillore “Përparimi” në fshatin Çegran, rregullimi i kulmit dhe rikonstruimi i tërësishëm i toaleteve;
7. Reçan – fasadimi i objektit të Shkollës Fillore “Liria”, dhe transformimi i ambientit të jashtëm.