Donikë Sejdiu, kandidatja shqiptare për Këshillin Bashkiak të Schlieren në Zyrih

0
99

Të rinjtë shqiptarë në Zvicër, tani më janë realitet. Ata, janë emra të veçantë jo vetëm në universitetet e vendit, por edhe në institucionet shtetërore. Pjesë e këtoj kontingjenti është edhe Donikë Sejdiu, e cila përveçse vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Zyrihut, ajo tani është edhe kandidate potenciale në Këshillin bashkiak për Bashkinë Schlieren të Kantonit të Zyrihut në Zvicër, zgjedhjet për të cilin do të mbahen në 13 shkurt 2022.

Ajo dhe shumë bashkëmoshatarë të saj gjithnjë e më tepër janë emra të rëndësishëm jo vetëm në subjektet politike të cilat veprojnë në Zvicër, por edhe në institucionet shtetërore duke dëshmuar punë dhe përkushtim në profesione të ndryshme, për të cilat ato janë përcaktuar.

Kjo pamje i jep një ngjyrë krejt të re komunitetit shqiptar në Zvicër dhe këta shembuj, janë të veçantë në ardhmërinë  e komunitetit shqiptar në Zvicër. Shpresojmë që edhe këto zgjedhje në Bashkitë e Kantonit të Zyrihut do të nxjerrin në sipërfaqe shumë emra me origjinë shqiptare,  të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembulli më i mirë i integrimit në vendin ku jetojnë.