Komuna e Gostivarit shpalli shpallje për financim të projekteve

0
32

Komuna e Gostivarit shpalli shpallje për financim të projekteve Komuna e Gostivarit në përputhje me programet dhe planifikimet buxhetore për aktivitete kulturore, sportive, mbrojtje të mjedisit jetësor, mbrojtje sociale dhe mundësi të barabarta për vitin 2022, hap SHPALLJE PUBLIKE për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve dhe projekteve të personave fizikë. http://gostivari.gov.mk/shpallje/

Shpallja publike ka për qellim nxitjen e aktiviteteve me ndikim pozitiv në ngritjen dhe zhvillimin kulturor, sportiv, mjedisor dhe shoqëror, si dhe të mundësojë pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Gostivarit. Shpallja do të jetë e hapur nga 17.01.2022 deri më 15.02.2022. I inkurajojmë të aplikojnë të gjitha shoqatat, klubet, grupet joformale dhe individët e interesuar. Shkruan në Facebook kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.