Rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në lagjen Seravë

0
59
Edhe një lajm të bukur po e sjellim nga Lagja Seravë. Në rrugën “Jahja Pasha” (“Sollunska”) të kësaj lagjeje, sot ekipet tona filluan punimet për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore, konkretisht të rrjetit të ujësjellësit.
Duke patur parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve tanë është mbi të gjitha, aktivitetet e modernizimit dhe rikonstruimit infrastrukturës nëntokësore, por edhe të asfaltimin të rrugëve, do t’i vazhdojmë edhe në lagje të tjera të Komunës së Çairit.