Edhe këtë vit, gjegjësisht më 22 maj 2022 qyteti i Strugës do të pasurohet me një ngjarje të madh sportive. Sot, Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko priti përfaqësues të projektit “Vrapi i Poezisë”, i cili do të përkrah këtë projekt. Në takim u diskutua për aktivitetin sportiv, i cili do të mbahet më 22 maj në qytetin e Strugës.
Ky aktivitet ka një rëndësi të madhe për qytetin dhe rajonin sepse edhe këtë vit aktiviteti do të jetë me përmasa ndërkombëtare, do të marrin pjesë një numër i madh i të ftuarve jo vetëm nga vendi por edhe nga rajoni. Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e aktivitetit fizik si dhe promovimin e sporteve.
Përmes vrapit me poezi, Struga do të jetë nikoqire e një numri të madh atletësh të suksesshëm, punëtorë sporti, si nga vendi ashtu edhe nga shtetet e tjera. Slogani i kësaj ngjarjeje është: VRAPOJMË dhe RECITOJMË, gjë që i jep një relacion të bukur sportit dhe asaj që është e njohur për këtë qytet-poezisë.
Ngjarja do të përmbajë dy vrapime: Vrap me gjatësi prej 5km i cili quhte vrapi me karakter rekreativ Vrap me gatësi prej 10km i cili është vrap me karakter garues dhe Vrap për fëmijë me gjatësiа prej 1km. Shkruan në Facebook komuna e Strugës.