Fillon semestri i dytë i mësimit të Gjuhës Shqipe

0
117

Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York ka njoftuar të gjithë mësuesit dhe prindërit e Shkollave Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e New Yorkut se ka bërë aplikimet përkatëse për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022 dhe është në pritje të marrjes së Lejeve (Permiteve) nga Bordi I Edukimit i NYC -it për rentimin e klasave në shkollat publike PS 9 në Staten Island, PS 205 Brooklyn dhe PS 88 ne Queens dhe shpresojmë qe PERMITET të miratohen gjatë javës se ardhshme.

“Po ashtu kemi marrë Permitin për përdorimin e Qendrës “Illyria” për shkollën shqipe “Alba Life” në Bronx dhe do të fillojmë mësimin fundjavën që vjen, me 15 Janar 2021. Po ashtu edhe për klasat Online mësimi do të filloje fundjavën tjetër. Ju lutem na ndiqni ne F/B tek faqja e brendshme e prindërve dhe e mësueseve të Shkollës Shqipe “Alba Life” ku do t’ju informojmë në ditët e ardhshme.

Suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesve në këtë mision të rëndësishëm Kombëtar të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë” shkruan në njoftimin e tij Qemal Zylo, themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”.