Kështu bëhen tullumbat më të shijshëm

0
56

Me këtë recetë tullumbat mund t’i gatuajnë edhe fillestarët në kuzhinë.

Përbërësit:

▪ 360 g miell
▪ 140 gr bollgur
▪ 2 të bardha veze
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 2 gota kos (360 g)
▪ ekstrakt vanilje
▪ 100 ml vaj
▪ 1 pluhur për pjekje
Për shurup:

▪ 800 g sheqer
▪ 500 ml ujë
▪ limon
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 70 ml vaj për skuqje

Përgatitja:

Sherbetin është mirë ta përgatisni një ditë më parë, nëse nuk arrini, mund ta bëni edhe të njëjtën ditë.
Zieni ujin dhe sheqerin dhe pasi të vlojë shtoni limon dhe sheqer vaniljeje dhe ziejini edhe 10 minuta.

Në një enë hidhni jogurtin, të bardhat e vezëve, vajin, sheqerin e vaniljes dhe ekstraktin e vaniljes dhe i përzieni.

Shtoni grizin dhe përzieni dhe më pas miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira.

Brumin vendoseni në një shiringë dhe hidhni në vaj të valuar.