Kërçovari Florim Cuculi bëhet profesor ndihmës në Universitetin e Lucernit

0
56

Prof Dr. mjek. Florim Cuculi ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Bazelit. Pas një qëndrimi tre vjeçar (fellowship) në Spitalin Universitar të Oksfordit në Angli, ai punoi si mjek nga viti 2012 dhe si mjek në kardiologji në LUKS nga viti 2015. Në vitin 2018 u emërua si krye mjek për kardiologji.

Për qendrimet e tij të trajtimit përfshijnë sëmundje komplekse koronare të zemrës (përfshirë mbylljet kronike të arterieve koronare) si dhe mbylljet e shtojcave atriale dhe zëvendësimin intervenues të valvulës aortike (TAVI).

Ai është anëtar i Shoqatës Zvicerane për Kardiologji dhe grupit të punës Kardiologjia Intervenuese dhe Sindromat Koronare Akute dhe ka rrjete të shkëlqyera si në Zvicër ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Florim Cuculi erdhi në Zvicër nga Maqedonia e Veriut në moshën 14 vjeçare. Me karrierën e tij, ai shërben si model për migrantët në të gjithë Zvicrën.

Universiteti i Lucernit nderon Florim Cuculin me titullin profesor për performancën e tij të jashtëzakonshme në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien universitare. LUKS e përgëzon përzemërsisht atë për këtë arritje akademike dhe e falënderon për angazhimin e tij të madh dhe punën e suksesshme shkencore.

Huazuar: www.kercova.net