Urime Vitin e Ri 2022 nga Shoqata “Zajazi” në Zvicër

0
52

Të nderuar bashkëvendas në diasporë dhe vendlindje, të nderuar sponzorë dhe antarë të Shoqatës Zajazi

Viti që po lejm pas dhasht Zoti mos përsëritet asnjëher që na ka sjellë shumë dhimbje, humbje jetësh, ankth për njerëzit e infektuar dhe shumë kufizime për jetën tonë normale. Ne si Shoqatë ndajme dhimbjet me ju dhe shprehim ngushëllimet tek të gjithë familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre.

Duke shpresuar dhe duke mbetur optimist për kohë më të mira dhe përfundimin e pandemisë deshëm disa faleminderime të ndajnë për mbështetësit tanë sponzorët e Shoqatës si dhe antarët e shumtë.

Viti i ri që është duke ardhur na sjellë edhe shpresën me të duke planifikuar që të zhvillojm aktivitetin tonë në kushte normale që sadopak është në kontributin tonë dhe në të mirën tonë të përbashkët.

Na mbetet që për vitin e ri 2022 të ju urojmë mbi të gjitha shëndet të plot për ju dhe familjet tuaja, fat dhe shumë suksese në çdo hap tuajin.

Urime vitin e ri 2022 nga Shoqata Zajazi, Zoti ju bekoftë.

Me respekt,

Shoqata Zajazi

Kryetar,

Gëzim Ramazani