Turneu tradicional në futboll të vogël “Bashkim Abdullahu” – 2021

0
47
Pas një pauze të detyruar për shkak të rregullave nga pandemia vitin e kaluar, Shoqata Atdhetare Dibra rikthen turneun tradicional në futboll të vogël me datë 25 Dhjetor prej orës 11am – 5 pm, në SportsPlex në Metuchen, Nj.
Njoftojmë të gjith ekipet e interesuara për të marrë pjesë se prej sot 27 Nëntor fillojnë regjistrimet e ekipeve – deri më datë 15 Dhjetor.
Për të kontaktuar organizatorët, ju lutemi lajmërohuni në këto nr: 203-906-9295 ose 718-619-8474
Ashtu si edhe në vitiet e kaluara, ajo që i jep rëndësinë më të madhe këtij turneu, është pjesëmarrja e numrit shum të madh të bashkëatdhetarëve tanë, si dhe numrit të madh të fëmijëve të cilët njoftohen dhe argëtohen së bashku.
Do jetë kënaqësi e madhe t’ju mirëpresim edhe këtë vit!