Tragjedi me 46 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident trafiku në Bullgari

0
29

Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në të cilin një autobus mori flakë në autostradën e Strumës, afër Sofjes së Bullgarisë.

Në autobus udhëtonin mbi 50 persona. Mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona – 2 gra dhe 5 burra, kanë shpëtuar dhe janë vendosur në spitalin “Pirogov” raporton agjencia bullgare e lajmeve, BGNES.

Në spital ndodhen 7 persona, të gjithë me djegie në fytyrë dhe rrugë të sipërme respiratore. Me djegie në duar ka dy raste, të tjerat me plagë. Kështu tha Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në spitalin Pirogov, për viktimat e aksidentit që shpëtuan gjallë. Viktima e shtatë kishte frakturë në kofshë dhe është vendosur në Traumatologji.