Ganiu vazhdon me asfaltimin e rrugëve

0
37

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve, ka vazhduar punën në teren duke mbikqyrur punimet e asfaltimit në rrugët Krste Arsenov dhe Strumiçka.

Të dy rrugët kryqëzohen me rrugën kryesore “Kemal Sejfulla” ndërsa janë të frekuentuara mjaft nga qytetarët e Çairit.

Rruga Krste Arsenov po asfaltohet në një gjatësi prej 150m2 ndërsa Strumiçka në sipërfaqe prej 100m2.

Ganiu premton se rregullimi i infrastrukturës do të vazhdojë me një dinamikë të punës edhe në vende tjera të territorit të komunës.//Zhurnal.mk