Kungull i njomë i pjekur me presh

0
57

Përbërësit e nevojshëm:

2 kunguj të njomë të mëdhenj

3 vezë

60 g palenta

50 ml vaj

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji pluhur per  pjekje

50 g djathë

1 presh

2 lugë salcë kosi për gatim

Farërat sipas kërkesës

Djathë sipas kërkesës

Metoda e përgatitjes:

Grini kungullin e njomë dhe shtoni përbërësit e mbetur, copëtoni preshin. I trazojmë me një lugë dhe e rregullojmë për shije. Kthejeni furrën 180 gradë.

Vendoseni përzierjen në një tigan për pjekje. Grini djathin e verdhë. Shtoni farat e susamit ose farën e lirit. Piqeni për rreth 30 minuta.