Takim me udhëhqesinë e Lidhjes së Shoqatave Kulturore Maqedonase në Slloveni

0
52

Takimi me udhëheqësinë e Lidhjes së Shoqatave Kulturore Maqedonasve në Slloveni, përfaqësuesit e Shoqatës Kulturore Maqedonase “Kirili dhe Metodi” nga Kranja dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kulturore Maqedonase “Ohridski Biseri” nga Nova Gorica.

 Më 4 tetor në Lubjanë, Drejori Blliznakovski, realizoi takim pune me Ambasadorën e Republikën e Maqedonisë së Veriut U.D. Suzana Zelenkovska, udhëheqësinë e Lidhjes së Shoqatave Kulturore Maqedonase në R. e Sllovenisë, Udhëheqësia e SHKA “Kirili dhe Metodi” nga Kranja dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kulrturore Maqedonase “Ohridski Biseri” nga Nova Gorica.

Gjatë takimit, Drejtori i përshëndeti të pranishmit dhe i infromojë për kompetencat dhe programin e Agjencisë për Emigracion dhe për mbështetjen që Agjencioni mund të ju ofrojë mërgimtarëve dhe organizatave të mërgimtarëve.

  1. Bore Mitovski si kryetar aktual i Lidhjes, informoi se gjendja e shoqatave maqedonase është e vështirë dhe  për këtë arsye si pakica maqedonase në Slloveni nuk është e pranuar si popull konstutuive sipas Kushtetutës dhe në këtë mënyrë shumë pak është mbështetur nga shteti. Duke marrë në konsiderat se mjetet të cilët i ofron Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet konkurseve të shpallura për financim janë të pamjaftueshme për punën e shoqatës në vazhdimësi. Gjithashtu,gjatë publikimit dhe kohëzgjatjes së konkursit për një kohë të shkurtër dhe në një periudhë të pa përshtatshëm

Në lidhje me mësimin e gjuhës maqedonase infromuan se  mësimin plotësues ndjekin 60 nxënës, por notat nuk është përfshirë në deftesat zyrtare.

Një nga problemet është edhe mos interesimi i të rrinjëve për tu përfshirë në organizatat dhe të marrin udhëheqësinë.

  1. Ilija Dimitrievski, përfaqësues nga SHKM Kiril dhe Metodij nga Kranja, informoi se ka përgatitur “DEKLERATË PËR KOORDIMIN E KOMUNITETI KOMBËTARË JOKUSHTETUES” në Slloveni” dhei njejti do të dërgohet në Samitin e Unionit Evropian -Ballkanin Perendimor në Bërdo, Slloveni, që është mbajtur më 6 tetor 2021.

U.D. Suzana Zelenkovska informoi se së shpejti në Lubjanë do të hap Qendër Kulturore Maqedonase dhe nga përvoja e saj e deritanishme për bashkëpunimin me kryetarët e komunave dhe kërkesat për mbështetje nga ana e tyre ëshë mjaft pozitive, në veçanti për ndarjen e hapësirave për selitë e organizatave.

Drejtori Blliznakovski informoi se Agjencioni për Emigracion nuk ka mundësi dhe buxhet që të finacojë drejtpërdrejtë organizatat e mërgimtarëve, por kërkesat me shkrim nga ato do ti dërgojmë deri te institucionet kompetente nëpërmjet bashkëpunimit dhe marrëveshjes për ti zgjedhur çështjet për njohjen e pakicës kombëtare maqedonase në R. e Sllovenisë.