Vizita e KQOM Shën. Zllata Meglenska në Zagreb

0
26

E diel, 3 tetor 2021, dita e të gjithë shenjëtorëve maqedonas, drejtori i Agjencisë së Emigracionit, Sllobodan Blliznakovski dhe bashkëpuntorët e tij, Biljana Kostova dhe Zoran Arsov, vizituarn Kishën Ortodokse Maaqedonase në Zagreb,Shën Zllata Meglenska, e cili është në fazën përfundimtare të ndërtimit të saj. 

Gjatë takimit në hapësirat e ndërtesës së re të Tempullit kishtar morrën pjesë:

Kleriku,  Kirko Velinski

Përfaqësuesit e Komunitetit maqedonas në R. e Kroacisë znj. Violeta Shterjova dhe Elizabeta Petrovska

Përfaqësuesja në Këshillin e pakicave kombëtare të Republikës së Kroacisë, znj. Zorica Vellinovska,

Kryetarja e Këshillit të pakicës kombëtare maqedonase për qytetin e Zagrebit, znj, Tinka Barbutov Krstova,

Mësuesja e gjuhës maqedonase në Zagreb, Despina Bellçovska Vellinska dhe anëtarët tjerë të komunitetit maqedonas në Zagreb.

Më detajisht rreth tempullit të ri kishtar Kleruku Kriko Vellinski informoi drejtorin Blliznakovski për rrjedhën e ndërtimit të tempullit, iniciativës, mbështetjes dhe të gjitha angazhimet nga komuniteti maqedonas në Kroaci dhe njëherit u shpreh edhe më gjërësisht për ndërtimin e tempullit. U falenderua për vizitën nga ana e delegacionit të Agjencisë për Emigracion dhe për mbështetjen e deritanishme që e ka Kisha Ortodokse Maqedonase në R. e Kroacisë nga ata.

Dejtori Blliznakovski, shprehu kënaqësi të madhe nga përshtypja e ndërtimit të Tempullit të ri  dhe për rolin e Tempullit si qendër fetare, shpirtërore dhe kulturore, ku Maqedonasit do të kenë mundësin të realizojnë takimet shoqëorore dhe nevojat relegjioze.

Në mes tjerash, drejtori Blliznakovski, shrytëzoj rastin që të informojë të pranishmit për marrëveshjen me drejtorin e sektorit  për arsim të pakicës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të R. e Kroacisë, ku është ngritur iniciativë që në të ardhmen të munden të marrin pjesë më shumë nxënës nga R. e Kroacisë, me mbështetje të pushtetit kroat.

Znj. Tinka Barbutov Krsteva e përshëndeti nismën, me që nga përvoja ime dhe si pjesëmarrëse në Shkollën Verore në Ohër është një projekt i suksesshshëm dhe dobishëm

Në shenjë falenderimi për pritjen dhe bashkëpunimin disavjeçar, drejtori Blliznakovski ndau pllaka mirënjohje  të gjithë përfaqësuesve pjesëmarrës në takim.

Znj. Elizabeta Petrovska informoi për aktivitetet  nga fusha e kulturës në realizim të shoqatës kulturore maqedonase në kuadër të Komunitetit  dhe për pllakën e dhënë e cila dëshmon komunikimin e vazhdueshëm.