Restauranti i Rene Redzepi nga Tetova, zgjidhet më i miri në botë

0
49

Rene Rexhepi bashkëpunëtor dhe kuzhinier në restorantin “Noma”, ka lindur në Danimarkë, por me baba shqiptarë dhe nënë daneze. Kur ishte 15 vjeç, Rexhepi la shkollën e mesme. Ai u regjistrua në një shkollë gatimi me një mik.

Pasi zgjodhi një karrierë të kuzhinës, Rexhepi u trajnua në një restorant lokal në pronësi të familjes me yje të quajtur “Pierre André” në Kopenhagen, ku ai kishte një praktikë që zgjati katër vjet.  Kur ishte 19 vjeç, ai shkoi për të punuar në Le Jardin des Sens në Montpellier në Francën Jugore.

NOMA, restaurant i shqiptarti nga Tetova Rene Redzepi, është zgjedhur sonte restaurant më i mirë në botë.

Restauranti “NOMA” në Kopenhagë që është në pronësi të Rene Redzepi nga Tetova, zgjidhet i pari në mesin e 50 restauranteve më të mira në botë. Këtë informacion e bënë të ditur në faqen zyrtare në instagram të restorantit “NOMA”.

Ngjarja u zhvillua në Antwerp, Flanders, ku nisi më 3 tetor dhe përfundoi 5 tetor me finale e madhe dhe fitoren e shqiptarit Rene Redzepi.