Vizitë në shkollën fillore dhe të mesme në Osijek, ku mësohet gjuha maqedonase

0
30

Gjatë vizitës zyrtare në Osijek, më 2 tetor 2021. Në organizim të z. Dragan Siljanoski dhe Boris Trajanovski nga SHKM “Braqa Milladinovci” në Osijek, delegacioni i Agjencisë për Emigracion i udhëhequr nga drejtori Blliznakovski, realizuan vizitë në shkollën fillore “Vjenac” dhe në Gjimnazin e qytetit të Osijekut, në të cilën zhvillohet mësim edhe në gjuhën maqedonase me modul C,nga mësuesja Maja Jovanovska. 

Në të dyja klasat, ku mësohet gjuha maqedonase ka nga 10 nxënës, për të cilët Agjencia për Emigracion u solli dhe dhuroi tekste shkollore, abetare, garamatika dhe lektyra.

Gjatë vizitës së Gjimnazit, drejtori Blliznakovski shprehu kënaqësin për realizimin e mësimit në gjuhën maqedonase në Osijek në nivel të mesëm dhe falenderoi drejtorin e Gjimnazit, për mundësitë që u jep në të njejtit të zhvillojnë mësimin pa pengesa në kushtet përkatëse dhe për mbështetjen  të madhe edhe nga shkolla.

Drejtori i Gjimnazit, Drazhan Gjapiq i falenderojë për vizitën dhe theksoi se ka bashkëpunim me mësuesen e cila e udhëheq mësimin dhe me përfaqësuesit e SHKM “Braqa Milladinvoci” në Osijek. Me qëllim për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në procesin arsimor Agjencia për Emigracion propozojë që të përshihet në gjetjen e shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut me të cilët Gjimnazi do të vëllazërohet dhe të marrë pjesë në projektet e përbashkëta.   

Drejtori Blliznakovski i dhuroi drejtorit të Gjimnazit suvenire maqedonase dhe stoli të veshjes popullore të punuara nga filigrani

Gjatë vizitës së shkollës, ku mbahet  mësimi i gjuhës maqedonase çdo të shtunë me modul C në hapësirat e shkollës fillore “Vjenec” në Osijek, drejtori Blliznakovski u ndau tekstet shkollore për nxënësit të cilët prezantuan me lexim të tekstit me temën “Shëtitje në Maqedoni” 

Drejtoresha e shkollës fillore, Vesna Vrboshiq shprehu kënaqësin e vet që mësimi i gjuhën maqedonase po zhvillohet në kuadër të shkollës dhe ka bshkëpunim disa vjeçar me mësuesen dhe anëtarët e SHKM “Braqa Milladinovci” nga Osijek. Drejtoresha informoi se shkolla e tyre fiton grante nga fondet evropiane në bazë të projekteve dhe në atë drejtim propozoj që bëjë bashkëpunim edhe me shkollat fillor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët do jenë një organizatë partnere nga vendi i cili nuk është anëtare e Unionit Evropian, ndërsa shkolla Vjenec nga Osijeku do të ishte bartëse e projektit si shkollë nga shteti e cila është në kuadër të UE. Përgatitja dhe përpunimin e projektit do të bëhet nga ana e shkollës Vjenac. 

Drejtori Blliznakovski e përshëndeti iden dhe tha se do të angazhohem që të informojë shkollat në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nëpërmjet bashkëpunimit me kryetarët e komunave dhe do të përcjellë idetë dhe kontaktet për të interesuarit e drejtorëve të shkollave fillore.