Struga bëhet me Shkollë fillore komunale të muzikës

0
17

Aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg!

Të dashur bashkëqytetarë, nxënës, prindër e mësues, sot shënojmë histori.

Kam nderin dhe kënaqësinë sot të gjithë bashkë të bëjme hapjen solemne të shkollës fillore të muzikës në komunën e Strugës.

Një hap shumë i rëndësishëm për avancimin e arsimit dhe kulturës, në Strugë e më gjërë.

Sot u dëshmua këmbëngulja jonë për të çuar përpara qytetin, me muzikë dhe art, duke investuar dhe kultivuar talente të reja.

Qoftë i mbarë ky vit i parë shkollor, le të sjellë sa më shumë muzikë në jetët tona, sepse muzika dhe arti na bashkojnë.

Suksese e me mbarësi!. Shkroi në rrjetin social fejsbuk, Komuna e Strugës.