Njoftim nga Shkolla shqipe “Naim Frashëri dhe Shkolla Mësim-Besimit “Urtësia” në Oslo

0
19

Të dashur prindër ju informojmë se sot pas takimit që zhvilluam me mësimdhënësit e dy shkollave, u vendos që nga e dita e diel e javës së ardhëshme, të fillojmë me mësim.

Pra, më datë 12. shtator duke filluar nga ora 11:00

Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO

Ata që do ti regjistrojnë fëmijët e tyre për herë të parë duhet të vijnë një orë më heret ose të na dërgojnë të dhënat në messenger të Shkollës Shqipe apo edhe atë të Shkollës së Mësim -Besimit.

Masat mbrojtëse kundës sëmundjes virale Sars CoV-2 ( Korobavirusi) brenda hapësirave të QIKSHN-së:

  • Klasat do të jenë të dezinfektuara.
  • Përdorimi i dezinfektanteve dhe shamponit per larje të duarve, është i obligueshëm.
  • Do të ketë kujdestar në hyrje te lokalit duke i i obliguar qe te dezinfektojne duart cdo secilit qe hyjne brenda, dhe njëkohësist regjistrimi i prindërve që do të jenë në lokalet e qendrës për më tepër se 30 minuta.
  • Nuk lejohet që prindërit të ngjiten larte tek klasat dhe distanca prej 1 meter te rrespektohet brenda qendrës.
  • Fëmjë apo prindër me symtoma te Covid-it, dhe fëmijë apo prindër që janë në karantinë nga shkollat apo kompanitë e tyre, ndalohet rreptësisht prania e tyre, brenda ambienteve të të QIKSHN-së.

MIRË SE NA VINI, NXËNËS!

Huazuar ng www.albaner.no