Rregulla të reja për hyrje në Zvicër, Belgjikë dhe Austri

0
20

Zvicra, Belgjika dhe Austria sjellin rregulla të reja për Covid-19 për udhëtarët që hyjnë në vendet e tyre, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Në Zvicër, nuk është më në fuqi ndalesa për hyrje të shtetasve nga vendet e treta, përfshi edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për qëllime turistike ose çfarëdolloj qëndrimi tjetër, por vetëm me vërtetim/certifikatë për marrje të dy dozave të vaksinës (më shumë informacione për llojin e vaksinës dhe kushtet për hyrje, mund të gjenden në linkun vijues: https://travelcheck.admin.ch/check). Kushti për posedim të testit negativ (PCR ose Antigjen), më nuk pranohet si bazë për hyrje për këtë kategori personash.

Zvicër

Në rast se personi i plotëson kushtet për hyrje në Konfederatën Zvicerane, duhet që deri 12 orë para hyrjes në Zvicër, ta plotësojë formularin i cili gjendet në ueb faqen e Zyrës federale të shëndetësisë publike të Zvicrës, ose më saktësisht në linkun vijues: https://swissplf.admin.ch/formula

Belgjikë

Qeveria belge vendos karantinë për udhëtarët e pavaksinuar të cilët do të hyjnë në Belgjikë nga zonat e kuqe, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e rajonit të kryeqytetit të Belgjikës dhe më gjerë, tashmë nga nesër (e premte, 17 shtator) do të vendohen rregulla më të rrepta karantine për udhëtarët të cilët vijnë nga zonat e kuqe.

Ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar (dy doza në interval të duhur kohor) ose që nuk kanë certifikatë se e kanë kaluar sëmundjen, sapo të mbërrijnë në Belgjikë nga zonat e kuqe, duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë. Karantina mund të shkurtohet nëse rezultati i testit shtesë në ditën e shtatë rezulton negativ, transmeton TV21.