Raporti nga konferenca me mësuesit

0
40

Më 14 shtator 2021, në organizim të Agjencisë për Emigracion dhe Byrosë për Zhvillim të Arsimit u mbajt puntori virtuale,  ku u prezentua programi më i ri mësimor për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Si organ kompetent Byroja për Zhvillim të Arsimit ka pregatitur programin dhe u prezentua nga ana e këshilltarëve të tyre.

 Në këtë puntori morrën pjesë mësues nga vendet e jashtme edhe atë nga Zvicra, Finlada, Gjermania dhe Norvegjia, ku mësuesit e ndoqën me kujdes prezentimin në lidhje me programin e gjuhës shqipe në mërgatë dhe në fund kishin mundësi që të japin sugjerime.

U sollën disa vendime:

-në të ardhmën gjatë përgatitjes së përmbajtjeve programore që ka të bëjë me mërgatën të konsulltohen dhe të përfshihen edhe mësuesit nga mërgata;

-të ndahen kontaktet në mes pjesëmarrësve për komunikim pa pengesë që janë në interes të mërgimtarëve dhe mësuesve;

– të vazhdohet me takime të këtij lloji, me qëllim që përvojat e tyre arsimore me fëmijët e mërgimtarëve t’i ndajnë mes veti.