Zvicër, nga nesër turistët nga Maqedonia mund të hyjnë vetëm nëse janë të vaksinuar

0
43

Nga e hëna, turistët nga  Maqedonia do të lejohen të hyjnë në Zvicër vetëm nëse janë vaksinuar.

Zvicra shtrëngon masat e hyrjes në vend – të paktën për qytetarët e  Maqedonisë së Veriut.

Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve.

Hyrja në Zvicër mund të bëhet si zakonisht me vizë. Por, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara.

Vetëm rastet e “nevojave ekstreme” lejohen.

Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, vdekjet e të afërmve, thirrjet në gjykatë ose vizitat urgjente tek autoritetet, konsiderohen si “nevoja ekstreme”.

Sigurisht, rregullorja nuk zbatohet për shtetasit kosovarë ose të Maqedonisë së Veriut që kanë leje qëndrimi në Zvicër.

Zvicra po reagon ndaj situatës më të tensionuar epidemiologjike në të dy vendet e Ballkanit dhe faktit se pas pushimeve verore shumë njerëz të kthyer nga atje erdhën në Zvicër të infektuar me korona.