Një grup mërgimtarësh që jetojnë në Gjermani, sigurojnë tetë aparate oksigjeni për qytetin e Gostivarit

0
40

Tetë aparate oksigjeni janë siguruar nga një grup mërgimtarësh shqiptar nga Gostivari të cilët jetojnë dhe veprojnë në Remscheid të Gjermanisë. Ato janë dërguar në vendlindje dhe do t’u jepen falas për përdorim personave të cilët mund të preken nga Covid – 19 dhe do të kenë nevojë për pajisje të këtij lloji. Elbash Abazi, përgjegjës i këtij donacioni në vendlindje, duke falenderuar disporën që vazhdimisht kujdeset dhe i del në ndihmë vendlindjes, thekson se aparatet mund ti marr në shfrytëzim çdo qytetar që do ketë nevojë për të dhe ta kthej pas shërimit.

“Një grup mërgimtarësh që punojnë dhe jetojnë përkohësisht në Ramshajd të Gjermanisë, kanë mbledhur ndihma dhe kontribuojnë me aparate të okisgjenit të cilat u dedikohen njerëzve në qytetin tonë të cilët kanë mungesë tash për shkak të pandemisë Covid – 19. Mungesa e bënë të veten, por mërgimtarët si gjithmonë si dora e djathtë e këtij vendi, siç kanë ndihmuar të parit për çdo gjë, edhe kësaj radhe nuk kursejnë nga vetja dhe me mjetet e gumbulluara kanë siguruar tetë aparate oksigjeni. Këto aparate jepen falas derisa të shërohet pacienti dhe të interesuarit mund të na kontaktojnë në telefon”, deklaron Elbash Abazi nga Gostivari.

Ditëve të kaluara paisje të ngjashme u siguruan edhe për shumë vendbanime të Gostivarit të cilat gjithashtu erdhën si donacione nga mërgimtarët tonë.

Huazuar nga TV GLOBI