Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Komunën e Çairit

0
52

Komuna e Çairit do të jetë përfituese e një investimi me vlerë prej 50 milion euro, e cila u arrit pas marrëveshjes mes kreut të kësaj komune dhe biznesmenit  Behxhet Pacolli. Ky është një investim strategjik dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj komuna, e cila do të përmirsojë shumë jetën e qytetarëve të saj.  Një investim i tillë do të ndikojë fuqishëm në ekonominë e saj pasi ajo do të gjenerojë shumë vende pune dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm të Çairit.

Ky investim gjigant parasheh ndërtimin e 12 garazheve me kate për parkimin e 3000 veturave, e që në këtë mënyrë do ti jepte fund problemit të parkimit që për një kohë të gjatë ka qenë një nga shqëtësimet më të mëdha për banorët e saj. Ky projekt do të rrisë  edhe vlera e pronave të qytetarëve të kësaj komune, pasi ky investim i madh do ta ndryshoj pamjen e Çairit, dhe kjo komunë shqiptare do të marrë pamjen e një metropoli të vërtetë.