Raporti javor nga Komuna e Gostivarit (30.09.2021-05.09.2021)

0
113
  1. Linjë tërësisht e re e ndriçimit publik në rrugën Zdunjë-Leshnicë në gjatësi prej 1900 metrave.Kjo linjë përveç që ju shërben banorëve të këtyre vendbanimeve, është edhe pjesë e shtegut malor “Ylberi”;
  2. Punojmë intensivisht në ndërtimin e parkut të ri të Çegranit. 1200 m/2 park, 300m/2 shtigje për këmbësorë, 8 kënde lojrash, pushimore, gjelbërim, pajisje për fitnes, ndriçim publik;
  3. Lagja Fazaneri, filluan punimet për bekatonizimin e 2 rrugeve njëkohësisht, njëra në gjatësi 450 metra dhe tjetra në 190 metra gjatësi, të dyja me 4 metra gjërësi mesatare;
  4. 49 tabletë për nxënësit e shkollave fillore, për t’ju mundësuar të gjithë femijëve ndjekjen e mësimit On-Line;
  5. Shkolla fillore “Faik Konica”, Debresh. Shtatori i gjen nxënësit në kushte më të mira: Korridore të riparuara, lyerje e brendshme, rregullim i parkut të shkollës me gjelbërim, lyerje e jashtme, toalete tëresisht të reja;
  6. Turizmi malor në Gostivar po merr formë. Shtigje malore të shenjëzuara në bashkëpunim me shoqatën malore “Sharri”: Në përgatije e sipër rrjeti i shtigjeve të shenjëzuara të cilat do t’ju ofrohen turistëve dhe bjeshkatarëve nga kudo, për të shijuar natyrën tonë të pasur;
  7. Gjimnazi i Gostivarit, Shtatori i gjen nxënësit në kushte më të mira: Korridore të riparuara, pllaka të reja qeramike, ndriçim i ri, një kabinet për gjuhët e huaja, sallë për konferenca, tualete të riparuara, 4 kabinete të reja për biologji, fizikë, kimi, matematikë;
  8. Filluam me vendosjen e 6 (gjashtë) këndeve të lojrave të reja për femijë në 5 (pesë) lokacione të ndryshme, nga të cilat 1 (një) kënd do të jetë për femijët me nevoja të posaçme. Gjithsejt 21 kënde lojrash;
  9. Vazhdojnë pandërprerë punimet për ndërtimin e krahut të parë të ujësjellësit të ri, si dhe rezervuarit më të madh të ujit në kuadër te projektit SECO, me vëllim 5600 m3 në Zdunjë, nëpërmjet të cilit do të furnizohen vendbanimet Zdunjë, Debresh, Forinë, Çegran, Zona VII dhe VIII;
  10. Rruga “Kej Vardar”, rrugë që po transformohet tërësisht, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, trotuare të reja, rrugë e re, shteg për biçilketa;
  11. Filluan punimet për instalimin e krahut kryesor të kanalizimit në Raven;
  12. Riparimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në Dutllëk, me çka zgjidhim problemin dekadësh të banorëve të kesaj lagjeje urbane;
  13. Çegran, vijojnë punimet me instalimin e kanalizimeve, tani më në kilometrin e 11 nga 25 të planifikuara;
  14. Punohet me intensitet të lartë dhe po marrin formë mbrojtëset rreth lumit Vardar, në një gjatësi prej 2150 metrave në të dyja anët e shëtitoreve;
  15. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për Autizëm.